Kuriozitete
Ndërtesa 55-katëshe në Florida përshtatur për të mbrojtur njerëzit nga COVID-19
Demokracia
13:04 | 12 Tetor 2021
Foto Ilustrim

Share:

Projektuesit në Florida kanë nisur të ndërtojnë rrokaqiellin e parë në botë i cili i përshtatet tërësisht masave të pandemisë COVID-19.

Me një çmim prej 500 milionë dollarësh, Kulla Legacy do të jetë një ndërtesë 55-katëshe, e planifikuar të përmbajë 310 rezidenca luksoze dhe 219 dhoma hoteli.

Është kati i dhjetë ai që bën ndryshimin, i pajisur tërësisht me objekte mjekësore, shkruan euronews.al. Në këtë kat do të ketë robotë që vrasin bakteret dhe sisteme moderne të pastrimit të ajrit.

Projektuesit  shpresojnë se objektet do të mbrojnë  njerëzit kundër pandemive të ardhshme. Ndërtesa pritet të përfundojë në vitin 2024.

 

Të ngjashme