Arte
Lajmi për vdekjen e aktorit Mirush Kabashi del të jetë i rremë
Demokracia
16:32 | 06 Qershor 2021

Share:

Para pak kohësh u përhap lajmi se aktori Mirush Kabashi ka vdekur, gjë që ka rezultuar të jetë gabim, pasi aktori në fjalë është shëndosh e mirë.

Për këtë ka shkruar gazetarja Edona Haklaj, nga mediumi i së cilës është publikuar ky lajm, duke sqaruar që e gjithë kjo kishte qenë një keqkuptim:

“Pak minuta më parë, në rrjete sociale, në portale, por dhe në televizionin ku unë punoj (i pakonfirmuar nga unë që mbuloj kulturën) është publikuar lajmi që Mirush Kabashi (larg qoftë) ka ndërruar jetë.
Sapo bëra një bisedë të gjatë me Mirushin, falë Zotit është mirë me shëndet, dhe buzagaz mu shpreh se deklarata që ka bërë dy netë më parë për Pirro Manin është keqinterpretuar nga një mësuese nga Shkodra, ku më pas postimi saj ka marrë dhenë.

Unë ndiej përgjegjësi të kërkoj falje mbi këtë rast, edhe pse lajmi nuk eshte konfirmuar dhe as derguar në redaksi nga unë.

Më vjen keq edhe që ky lajm u publikua tek ne i pakonfirmuar siç duhet.

Prof.Kabashit iu zgjattë jeta!”

Të ngjashme