Ka ndërruar jetë një 67-vjeçar i cili u godit nga një veturë në fshatin Shakovicë të Podujevës.
Për shkak të plagëve të marra nga goditja e veturës, ka ndërruar jetë 67-vjeçari nga fshati Shakovicë e Podujevës.
Këtë e ka konfirmuar për Demorkacia.com Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Të nderuar ju njoftojmë se këmbësori V.A. mashkull 67 vjeç, i lënduar në aksident nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë në Podujevë”, ka treguar Ahmeti.
Sipas saj, trajtim mjekësor ka kërkuar edhe një person, i cili ishte pasagjer në veturën që e kishe goditur 67-vjeçarin.
“Bazuar në informatat e fundit të pranuara nga vendi i ngjarjes tretman mjekësor ka kërkuar edhe një person tjetër (pasagjer në veturën e përfshirë në aksident)”, theksoi ajo.
Ndryshe 67-vjeçari ishte goditur nga një veturë e cila ishte në lëvizje rreth orës 19:30 në fshatin Shakovicë të Podujevës. /Demokracia.com/