Lajme
Vetura godet një këmbësor në fshatin Shakovicë të Podujevës
Demokracia
20:25 | 21 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Një këmbësor është goditur nga një veturë në fshatin Shakovicë të Podujevës.

Rreth orës 19:30, në fshatin Shakovicë të Podujevës një këmbësor është goditur nga një veturë.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se viktima (këmbësori) është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 19:30, në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori që menjëherë është dërguar për tretman mjekësor”, ka treguar Ahmeti.

Sipas saj, me këtë rast është duke u marrë njësiti i trafikut rrugor i Policisë së Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme