Kuriozitete
Ndërrojnë jetë binjakët siamez më të vjetër në botë, jetuan 30 vjet më shumë se sa që e parashikuan mjekët
Demokracia
13:06 | 13 Prill 2024

Share:

Kanë vdekur binjakët më të vjetër të bashkuar në botë, Lori dhe George Schappell.

Ata jetuan 30 vjet më shumë se sa që e parashikuan mjekët.

Binjakët kanë vdekur në një spital në Pensilvani (SHBA) në moshën 62-vjeçare dhe arsyeja e vdekjes së tyre është ende e paqartë, shkruan Bild.

Lori dhe George kishin kafka të bashkuara pjesërisht, duke ndarë enët vitale të gjakut dhe 30 për qind të trurit të tyre, përkatësisht lobet frontale dhe parietale.

Binjakët kanë qenë vazhdimisht të ftuar në TV, si këtu në 2011 në shfaqjen televizive britanike "This Morning"

George pati një karrierë të suksesshme si këngëtar ndërsa Lori punoi në një lavanteri spitali për disa vite.

Ndryshe, sa herë që i pyesnin nëse do të dëshironin të ishin ndarë ndonjëherë, Lori dhe George gjithmonë thoshin jo.

Të ngjashme
Kuriozitete • 26 Prill 2024