Lajme
Ndërkohë që luftojnë, Ukraina dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshje për eksportin e grurit
Demokracia
09:03 | 22 Korrik 2022

Share:

Ukraina dhe Rusia do të nënshkruajnë një marrëveshje përparimi sot, e krijuar për të ndihmuar në lehtësimin e krizës globale të ushqimit të shkaktuar nga eksportet e bllokuara të drithërave në Detin e Zi.

Kjo shënon marrëveshjen e parë të madhe midis palëve ndërluftuese që nga pushtimi i Rusisë në shkurt, dhe vjen pasi çmimet globale të ushqimeve janë rritur dhe njerëzit në disa nga vendet më të varfra të botës përballen me urinë, shkruan Euronews.

Marrëveshja është ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara dhe presidentit Rexhep Tayip Erdogan do t’i bashkohet Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, për një ceremoni nënshkrimi në orën 13:30 në Pallatin “Dolmabahçe” të Stambollit.

Bisedimet e para të drejtpërdrejta midis delegacioneve ushtarake të palëve ndërluftuese që nga marsi, të ndjekura në Stamboll javën e kaluar nga zyrtarë turq dhe të OKB-së, dolën me një draft fillestar për zgjidhjen e ngërçit.

Palët duhej të ishin takuar sërish këtë javë për nënshkrimin e mundshëm të një marrëveshjeje zyrtare.

Por presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi se do t’i prishte bisedimet duke paralajmëruar të martën se ai priste që çdo marrëveshje të trajtonte gjithashtu eksportet e bllokuara të grurit të vendit të tij. Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov ishte gjithashtu i rezervuar për çdo marrëveshje të mundshme që po arrihet, duke pretenduar se autoritetet në Kiev po bllokojnë bisedimet.

Lufta pesëmujore po zhvillohet në një nga rajonet më pjellore të Evropës nga dy nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të drithit.

Zyrtarët ukrainas thonë se nuk i besojnë Moskës.

Të ngjashme