Lifestyle
Ndajeni mendjen që tani, ja çfarë të vishni nëse ju kanë ftuar në një dasmë në shtator
Demokracia
22:05 | 12 Shtator 2022

Share:

Nëse mendoni se shtatori është muaji “i rikthimeve të mëdha”, si për shembull në shkollë apo punë, na lejoni t’ju themi që shumë njerëz përfitojnë nga ditët e paqta të fillim vjeshtës për të kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Nëse ju kanë ftuar në një dasmë në shtator dhe nuk dini ç’të vishni, më poshtë do të gjeni disa propozime shumë interesante.

Para së gjithash duhet të dini që me ardhjen e vjeshtës ndryshojnë edhe nuancat. Është koha t’u thoni lamtumirë ngjyrave të forta dhe të përqafoni ato më neutrale dhe ravijëzimet e tokës. E zeza sakaq është një përjashtim: për një kohë të gjatë ajo konsiderohej si një ngjyrë e papërshtatshme për një look dasm, në realitet është një ngjyrë që është perfekte për dasmat e vjeshtës, veçanërisht nëse është e zbukuruar me pika të lehta ose tekstura me lule.

FUSTANI I GJATË

Fustani i gjatë është një ato veshje që nuk del kurrë nga moda, ndaj nëse këtë shtator ju kanë ftuar në dasmë mos hezitoni ta nxirrni nga gardëroba pasi do të dukeni shik dhe elegante. Guxoni me ngjyrat dhe detajet, si tyli apo mëngët e fryra.

FUSTANI TREÇEREKËSH

Fustani treçerekësh është gjithashtu një zgjidhje fantastike për ato vajza dhe gra që kanë në çantën e tyre një ftesë dasme. Zgjidhni modelin që ju pëlqen më shumë ose që ju shkon më shumë: me shpatulla jashtë, një dekolte të lehtë ose me mëngë.

JUMPSUIT

Nëse nuk e gjeni veten te fustanet, jumpsuit është gjithmonë një alternativë që duhet marrë në konsideratë. Pikërisht për këtë arsye jua propozojmë si veshje për një dasmë në shtator. Jumpsuits ju lejojnë të ndërtoni një veshje të kompletuar, magjepsëse dhe shumë shik.

Të ngjashme