Lajme
Nata e Vitit të Ri, Rusia i lëshon 20 raketa në Ukrainë
Demokracia
19:48 | 31 Dhjetor 2022

Share:

Rusia i ka lëshuar 20 raketa në Ukrainë të shtunën pasdite, prej të cilave forcat ukrainase i kanë rrëzuar 12, sipas shefit të ushtrisë ukrainase, gjeneral Valerii Zaluzhnyi.

Të paktën katër civilë u plagosën në provincën Khmelnytskyi të Ukrainës perëndimore, sipas guvernatorit.

Guvernatori i Mykolaiv, Vitaliy Kim, tha se rusët i kishin synim drejtpërsëdrejti civilët se sa infrastrukturën si në të kaluarën.

Në rajonin e Zaporizhia, dy shtëpi u shkatërruan dhe rreth tetë u dëmtuan. Katër persona u plagosën gjithashtu, mes tyre një grua shtatzënë dhe një vajzë 14-vjeçare, tha guvernatori rajonal Oleksandr Starukh, shkruan AlJazeera.

Të ngjashme