Lajme
“Nata e tmerrit e 3 dhe 4 shkurtit 2000” | LVV e amniston Oliver Ivanovqin në përvjetorin e vrasjes së 10 shqiptarëve në Mitrovicë
Demokracia
17:45 | 04 Shkurt 2024

Share:

Lëvizja Vetëvendosje ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës së kryer ndaj shqiptarëve të Mitrovicës së Veriut, në mesnatën mes datës 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, e cila ka marrë emrin “Nata e tmerrit”.

Por, ajo që bie në sy në reagimin e partisë së kryeminitrit, Albin Kurti, është mospërmendja e emrit të njërit prej organizatorëve të kësaj masakre, Oliver Ivanoviqit, shkruan Demokracia.com.

Amnistimi i politikanit serb, i vrarë në vitin 2015, Oliver Ivanoviqit, filloi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e përkujtoi atë me fjalë të mëdha në përvjetorin e 5-të të vrasjes së tij.

Në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje, përmendet vetëm formacioni criminal “Rojat e Urës”, por askund edhe udhëheqësi i saj, Oliver Ivanoniq.

JANAR 2023 – AMNISTIMI I OLIVER IVANOVIQIT NGA KRYEMINISTRI, ALBIN KURTI

Më 16 janar të vitit 2023, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, publikoi një videomesazh tronditës, të regjistruar në zyrën e tij në Qeverinë e Kosovës.

“Sot ne përkujtojmë jetën dhe kujtimin e Oliver Ivanoviqit, në ditën e vdekjes së tij. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij”, thoshte Kurti në videomesazhin e tij në gjuhën serbe, të titruar në shqip.

“Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”, vazhdonte Kurti mesazhin e tij të rëndë.

“Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumetnike”, thoshte ai.

https://www.facebook.com/watch/?v=2060623037456891

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe partia e tij, Vetëvendosje, gjatë kohës së opozitarizmit e akuzonin me emër dhe mbiemër Oliver Ivanoviqin si njëri nga përgjegjësit dhe organizatorët e “Natës së tmerrit” më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000.

Për Kurtin dhe Vetëvedosjen, Oliver Ivanoviq ishte një kriminel lufte. /Demokracia.com/

https://demokracia.com/2023-viti-kur-albin-kurti-e-shpalli-hero-kriminelin-oliver-ivanoviq/

Të ngjashme