Lajme
2023 | Viti kur Albin Kurti e shpalli hero kriminelin Oliver Ivanoviq
Demokracia
13:00 | 30 Dhjetor 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shokoi të gjithë shqiptarët kur më 16 janar të vitit 2023, publikoi një videomesazh përkujtimor për politikanin e ndjerë serb, Oliver Ivanoviq, në përvjetorin e pestë të vrasjes së tij.

Nëse video nuk do të ishte publikuar nga Qeveria e Kosovës, do të dukej e pabesueshme, shkruan Demokracia.com.

“Sot ne përkujtojmë jetën dhe kujtimin e Oliver Ivanoviqit, në ditën e vdekjes së tij. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij”, thoshte Kurti në videomesazhin e tij në gjuhën serbe, të titruar në shqip.

“Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”, vazhdonte Kurti mesazhin e tij të rëndë.

“Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumetnike”, thoshte ai.

Video e publikuar nga Qeveria e Kosovës: https://www.facebook.com/GOVRKS/videos/2060623037456891

Ky videomesazh i Kurtit kishte ngjallur reagime të mëdha në fillim të vitit 2023, pasi Oliver Ivanoviq ishte dënuar me 9 vite për krime lufte.

Por, edhe për vetë Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, Ivanoviq ishte më herët një kriminel lufte.

Kurti, si kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, në prill të vitit 2018, në një intervistë të dhënë për TV1 të Sarajevës kishte thënë se “Oliver Ivanoviq është kriminel lufte”.

VIDEO: https://www.facebook.com/watch/?ref=search&v=870420547601328&external_log_id=263b4efd-0d4b-4eae-af15-c401fd7ab3a6&q=Video%20%7C%20Ne%20vitin%202019%2C%20Albin%20Kurti

https://demokracia.com/del-edhe-nje-video-tjeter-kur-kurti-e-quante-oliver-ivanoviqin-ne-serbisht-kriminel-lufte/

Edhe Lëvizja Vetëvendosje kishte reaguar ashpër përmes një komunikate të publikuar në uebfaqen e saj, më 21 janar 2016, pas dënimit të Oliver Ivanoviqit nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.

“Oliver Ivanoviq dhe bashkëpunëtorët e tij gjatë dhe pas përfundimit zyrtar të luftës në Kosovë janë angazhuar për realizimin e planit hegjemon të shtetit të Serbisë – kolonizimi i Kosovës dhe spastrimi i tij. Oliver Ivanoviqi dhe bashkëpunëtorët e tij nuk janë asgjë më pak se sa konkretja e doktrinës së Ilia Grashaninit – vrit dhe dëbo”, thuhej ndër të tjera në komunikatën e LVV-së, e cila tashmë është fshirë nga arkivi i këtij subjekti politik.

LVV-ja e konsideronte Ivanoviqin si njeriu që ka shkaktuar vrasjen e 41 shqiptarëve, por pothuajse pas shtatë vitesh, Kurti thotë se “vrasja e Oliverit ndikoi gjithë shoqërinë”.

https://demokracia.com/lvv-ja-dikur-e-quante-kriminel-oliver-ivanoviqin-sot-albin-kurti-e-beri-hero/

“Me dhjetëra dëshmitarë e prova materiale, gjyqtarëve të trupit gjykues nuk iu mjaftuan që të tregojnë barrën e vërtetë të Oliver Ivanoviqit, i cili me veprimet e tij konkrete dhe me urdhrat e dhënë ka shkaktuar vrasjen e 41 shqiptarëve, lëndimin e qindra të tjerëve dhe dëbimin e më shumë se 12 mijë qytetarëve shqiptarë. Ky trup gjykues e tregon standardin e shumëfishtë, ku për pjesëtarët e UÇK-së i mjaftojnë dëshmitë njëburimore, ndërkaq për gjykimin e kriminelëve të kalibrit të Oliver Ivanoviqit mjaftohen me shqiptimin e një dënimi, i cili në vete paraqet poshtërimin më të ultë ndaj të gjitha viktimave që kanë pësuar nga veprimet e grupit të Ivanoviqit”, theksonte asokohe LVV-ja.

Para dënimit të Oliver Ivanoviqit, Vetëvendosje kishte realizuar edhe një dokumentar, që dëshmonte krimet e tij mbi shqiptarët gjatë viteve 1999 – 2000. Në këtë dokumentar, LVV e akuzonte Ivanoviqin për vrasjen e 41 shqiptarëve. /Demokracia.com/

https://demokracia.com/dokumentari-i-vetevendosjes-qe-deshmonte-per-krimet-e-oliver-ivanoviqit-mbi-shqiptaret/

https://demokracia.com/mitrovicasja-presidente-vjosa-osmani-dikur-i-perkujtonte-viktimat-e-oliver-ivanoviqit-tash-hesht-pasi-albin-kurti-e-shpalli-hero/

Të ngjashme