ShowBiz
Naser Rafuna i bën thirje deputetëve: Paret e popullit i takojnë popullit, leni pallavarat e votoni trustin
Demokracia
17:22 | 18 Janar 2023

Share:

Aktori i njohur kosovar, Naser Rafuna, i ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë pro tërheqjes së mjeteve të 30% të Trustit.

Sipas Rafunës, parat e Trustit janë të popullit dhe nuk duhet prekur buka e popullit.

Postimi i plotë:

“Këtë të enjte votohet tërheqja e 30% nga Trusti.

Janë kundër disa por jo kundër kur shpesh humben me miliona tona në Investimet të jashtme ku vetëm në periudhën janar-shtator 2022 janë humbur 107 milion euro, para të popullit , me përgjegjësi ndaj askujt.

Paret e popullit i takojnë popullit, leni pallavarat e votoni sepse populli është në krizë financiare.

Mos harroni, kush e prek ose e ka prek popullit në bukën e tij, ka ra në fund pusit”, shkruan Rafuna në thirrjen e tij.

Të ngjashme