Sport
Napoli reagon për vdekjen tragjike të ish-futbollistit kolumbian
Demokracia
10:14 | 14 Prill 2022

Share:

Ish-futbollisti i Real Madridit dhe Napolit, Freddy Rincon ka humbur jetën në moshën 55-vjeçare pas dëmtimeve të rënda në kokë që i pësoi në një aksident me veturë në qytetin e Calit ditë më parë.

Rincon kishte pësuar lëndime të rënda pasi vetura të cilën po e voziste ishte përplasur me një autobus të hënën, njofton “Sky Sport”.

Në lidhje me vdekjen e ish-futbollistit, ka reaguar edhe klubi italian, Napoli nëpermjet faqes zyrtare.

Klubi napolitan i ka dërguar ngushëllime familjen së Rincon.

“SSC Napoli dëshiron t’i dërgojë ngushëllimet familjes së Freddy Rincon, i cili ka ndërruar jetë. Kolumbiani luajti për Napolin në sezonin 1994/95”, thuhet në njoftimin e Napolit, përcjell Demokracia.com.


Para Napolit reagoi me një komunikatë ngushëlluese edhe Real Madridi që gjithashtu shprehu keqardhje dhe i dërgoi ngushëllime më të dashurve të futbollistit tashmë të ndjerë. /Demokracia.com/

Të ngjashme