Lajme
Nagip Krasniqi militant i kamotshëm i Kurtit, Vetëvendosjen e financoi prej 2017-ës
Demokracia
14:01 | 20 Prill 2023

Share:

Nagip Krasniqi, dikur drejtues i Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje e tash kryeshef në KEK, kishte vendosur ‘rrënjët’ shumë herët në subjektin politik ku kryetar është Albin Kurti. Krasniqi e financonte LVV-në nëpër fushata elektorale që nga 2017-a deri në zgjedhjet e fundit.

Emri i tij figuron nëpër pasqyrat financiare të Lëvizjes Vetëvendosje që nga koha kur kjo e fundit ka qenë iniciativë qytetare e deri tash si subjekt politik, shkruan Demokracia.com.

Më 2017-ën, Krasniqi ndau 100 euro nga xhepi i tij që ta “forconte” VV-në në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Krasniqi më pas ndau të njëjtën shumë për partinë e Kurtit edhe në zgjedhjet parlamentare të 2019-ës.

Krasniqi, të cilin Kurti e shpërbleu me pozitën e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, u arrestua të mërkurën nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interesit.

I besuari i Kurtit për KEK-un s’pranoi që t’i bastisen dy banesat e tij, nën pretendimin se është sëmurë. Nga QKUK kanë konfirmuar se Krasniqi ka refuzuar të marrë mjekim në Emergjencën e QKUK-së.

Prokuroria ka bërë të ditur se ka bastisur zyrën, dy banesa të tij, si dhe i janë konfiskuar llaptopi, telefoni dhe një USB.

“Njësia e Veçantë e Hetimeve sot ka bastisur zyrën e të pandehurit N.K. në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura”, u tha në njoftimin e Prokurorisë. /Demokracia.com/

Edhe pse tha se është sëmurë, kryeshefi i KEK-ut nuk pranoi të kontrollohet në QKUK

DOKUMENT| Pasuria e kryeshefit të arrestuar të KEK-ut, mbi 47 mijë euro para të gatshme, banesë, shtëpi e tokë

Prokuroria konfirmon arrestimin e Nagip Krasniqit, përveç zyrës në KEK iu bastisën edhe dy banesa

Të ngjashme