Lajme
Edhe pse tha se është sëmurë, kryeshefi i KEK-ut nuk pranoi të kontrollohet në QKUK
Demokracia
18:24 | 19 Prill 2023

Share:

Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka refuzuar të kontrollohet nga mjekët në Klinikën Emergjente në QKUK.

Përkundër pretendimeve që ai është i sëmurë, Krasniqi nuk ka pranuar të kontrollohet në Emergjencë.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka thënë për Demokracia.com Krasniqi se ka qenë i shoqëruar me zyrtarët policorë deri në klinikë, porse nuk ka dashur të trajtohet.

Prokuroria e ka konfirmuar arrestimin e Krasniqit, i dyshuar për keqpërdorim të pozitës, ushtrim të ndikimit dhe konflikt interesi.

Në njoftimin e Prokurorisë, u bë e ditur se Krasniqit i janë bastisur zyrën dhe dy banesa.

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre (3) kompjuter, një (1) llap-top, një (1) celular, një (1) USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Demokracia.com/

Të ngjashme