Sport
Nagelsmann pranoi interesin ndaj Kane për te Bayern Munich, Conte irritohet dhe “shpërthen” ndaj gjermanit
Demokracia
14:23 | 25 Korrik 2022

Share:

Pas turneut në Azinë Juglindore, Tottenham drejtuar nga Antonio Conte është rikthyer në Angli. Ekipi anglez fitoi miqësoren e fundit ndaj Rangers dhe lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Harry Kane, autor i dy golave.

Sulmuesi anglez ishte objekt diskutimi në konferencën për shtyp të Contes pas ndeshjes, me trajnerin italian i cili u shfaq i zemëruar me fjalët e kolegut të tij Julian Nagelsmann, trajner i Bayern Munich.

Kane prej disa sezonesh ka qenë i dëshiruar nga shumë klube europiane.

Mes tyre edhe Bayern Munich, me trajnerin Nagelsmann i cili ka treguar hapur interes për sulmuesin e Tottenham, fjalë që Contes nuk i pëlqeu: “Sinqerisht, nuk e kam dëgjuar. Sigurisht që unë jam një trajner që nuk flas për lojtarët e ekipeve të tjera. Nuk e di pse e bëri këtë, edhe sepse këtu te Tottenham më duket shumë e qartë gjithçka. Klubi ka një projekt dhe Harry është pjesë e projektit. Gjithsesi, nuk është një gjest i bukur të flasësh për lojtarë të një klubi tjetër. Nëse jam i interesuar, shkoj të flas në klub, jo përmes mediave. Mendoj se ishte paksa mungesë respekti”.

Të ngjashme