Lajme
Nagavci e nxjerr zëvendësin të tregojë për çmimet e librave pas reagimeve të ashpra gjithandej vendit
Demokracia
20:44 | 22 Gusht 2023

Share:

Taulant Kelmendi, zëvendësministër i Arsimit, ka dhënë detaje për mënyrën sesi librat do të mbërrijnë deri te nxënësit, duke thënë se Ministria ka ndaluar duke pranuar oferta të paarsyeshme.

Zëvendësi i Arbërie Nagavci përmes një postimi në Facebook tha se çmimet do të shtypen në kopertinën e librit dhe nuk mund të rriten.

Ai ka thënë se libri “Shoqëria dhe mjedisi 2” është ofruar 27 euro, duke thënë se librat kurrë nuk kanë qenë falas, por është paguar shtrenjtë për to.

Tutje ai ka shtuar se rreth 800 mijë qytetarë kanë qasje në e-Kosova, po ashtu tregoi se është e rregulluar me ligj ku paratë e transferuara në xhirollogari nuk mund të merren nga përmbaruesi.

Çështja e librave ka ngjallur debat në Kosovë, opozita po e kritikon Qeverinë për krijim të vështirësive për prindërit dhe nxënësit. 

Të ngjashme