Lajme
“Myslimanet ukrainas janë të detyruar të festojnë Ramazanin me armë në dorë”
Demokracia
13:20 | 02 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzheppar, ka uruar myslimanët në mbarë botën për muajin e shenjtë të Ramazanit, por thotë se myslimanët në Ukrainë këtë muaj po e presin me armë në duar.

Dzheppar në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se Islami përçon paqe dhe drejtësi, duke shtuar se Ukraina po mbron të dyja, përcjell Demokracia.com.

“Urime myslimaneve të Ukrainës dhe botës fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit. Islami beson në paqe dhe drejtësi. Vendi im i mbron të dyja. Sot myslimanet ukrainas janë të detyruar të festojnë Ramazanin me armë në dorë kundër pushtuesve rusë. Ne besojmë dhe lutemi për fitoren tonë”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. /Demokracia.com/

Të ngjashme