Lajme
Mustafa: Raportet e Qeverisë me ShBA-në janë dëmtuar, vendin e qeverisin praktikantët
Demokracia
15:02 | 16 Mars 2024

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, konsideron se raportet ndërmjet Qeverisë Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian janë dëmtuar.

Sipas Mustafës, marrëdhëniet ndërmjet dy popujve janë të shkëlqyera dhe se këtë e ka konfirmuar vetë emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në një konferencë për media, deputeti i LDK-së e ka quajtur Qeverinë e Albin Kurtit si të praktikantëve.

“Sa i përket shkatërrimit të marrëdhënieve ndërmjet dy qeverive pra jo dy popujve, zotëri Escobar dhe të gjithë zyrtarët amerikanë kanë qenë të kujdesshëm të përçojnë mesazhin se mes dy popujve pra popullit amerikan dhe kosovarë, marrëdhëniet vazhdojnë të jenë të shkëlqyera por kjo Qeveri duke vepruar pa u koordinuar me Qeverinë e partnerin më të rëndësishëm ndërkombëtar pra ShBA dhe BE, pra atje ku ne synojmë të jemi anëtarë sa më shpejt që të jetë i mundur, janë dëmtuar tej mase raportet me Qeverinë por jo mes dy popujve”, ka deklaruar Mustafa në konferencën për media, raporton eo.

“Nuk mund të komentoj deklaratat e një zyrtari amerikan siç është Escobar por ne si LDK kemi deklaruar edhe më parë se kjo është Qeveri e praktikantëve pra një Qeveri e zyrtarëve që nuk kanë përvojë nuk kanë vizion nuk kanë ide se si të qeverisin me vendin dhe kjo është fatkeqësia më e madhe dhe rezultatet e kësaj mungese të njohurive dhe përvojës së qeverisjes e mos të folët për gjerat e tjera rezultatet e kësaj mos pune tashmë po shihen qartazi nga të gjithë qytetarët e Kosovës dhe më e keqja edhe nga ndërkombëtarët”, u shpreh Mustafa.

Të ngjashme