Lajme
Mustafa: Qytetarët mbitërheqën nga llogaritë bankare 300% më shumë në muajt e fundit
Demokracia
21:55 | 14 Tetor 2022

Share:

Në emisionin EURO n’7 Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka treguar një të dhënë mjaft interesante.

Sipas tij, shuma e shfrytëzuar e mbitërheqjeve nga qytetaret ishte rreth 16 milionë euro deri para disa muajve ajo tash ka arritur në 60 milionë.

“Mbitërheqja (overdrafti) është një formë e kredisë  që i mundëson mbajtësit të llogarisë të shfrytëzojë para me tepër se që ka në posedim, me një normë të interesit që shkon edhe mbi 20 %.Kjo rritje e mbitërheqjës tregon se qytetarët nuk po arrijnë të përmbushin nevojat e tyre me mjetet që kanë në llogaritë e tyre bankare”, ka pohuar Mustafa.

Në anën tjetër sipas tij në bazë të llogarive të bëra deri më tash del se shporta e konsumatorit mesatar është shtrenjtuar për 150 euro në muaj.

Që ta përballojnë këtë gjendje, sipas zyrtarit të lartë të PDK, qytetareve po ju duhet të futen në kredi apo edhe borxhe tjera për të përmbushur nevojat e tyre.

Sa i përket pakove të qeverisë ai i quan populliste pa efekte real domethënëse.

Të ngjashme