Lajme
Mustafa-Qeverisë: Mësimdhënësit në fushatë i quajtët ‘pishtarë të dijës’, sot po i leni pa bukë
Demokracia
13:25 | 03 Tetor 2022

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pasi mosekzekutimit të pagave për mësimdhënësit.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë, të hënën deklaroi se nuk do t’iu ekzekutohen pagat mësimdhënësve grevistë, shkruan Demokracia.com.

Pas kësaj deklarate ka reaguar deputeti i LDK-së, Besian Mustafa përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebok.

Mustafa ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje gjatë kohës së fushatës zgjedhore mësimdhënësit i quante “pishtarë të dijës”, kurse sot po i lë pa bukë.

Reagimi i plotë i Mustafës, pa ndërhyrje:

Kur ju trokitën në derë dhe ua dhatë 50,12% të votave tuaja, ju quajtën “pishtarë të dijes”.

Sot, ju quajnë “organizatë kriminale parapolitike” dhe përdorin çdo fjalë ofenduese e linçuese që ka fjalori i gjuhës shqipe – bile huazuan edhe nga gjuhët tjera.

Sot, s’ua qesin pagat, ju lanë pa bukë. Nuk lodhen se si pa këto paga s’mund të paguani faturat e energjisë, ujit, ngrohjes, këstin e kredisë… s’keni as me çka t’u bleni fëmijëve fletore e lapsa.

Mos ua harroni fytyrat, emrat dhe veprat kur t’ju trokasin në derë përsëri.

Të ngjashme