Lajme
Mustafa pas letrës së Bidenit: Sinjal i qartë për çdonjërin në Kosovë
Demokracia
20:04 | 07 Shkurt 2021

Share:

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas letrës që presidenti amertikan, Joe Biden, ia ka dorëzuar sot homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përmes një letre e ka uruar homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, për Ditën e Shtetësisë së Serbisë, ku ndër të tjerash ka kërkuar nga ai që të bëj hapa drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Kosovën, e që nënkupton njohje të ndërsjell, raporton Demokracia.com.

Ndaj kësaj letre ka reaguar dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa.

Mustafa përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se njohja e Izraelit, hyrja në fuqi e marrëveshjes së financimit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së si dhe letra e presidentit Biden drejtuar Vuçiqit, janë sinjale të qarta për secilin person në Kosovë.

Postimi i plotë i Mustafës, pa ndërhyrje:

SHBA përkrahin Kosovën edhe në kohë fushate. Amerika ia njeh vlerat  qeverisjes Hoti. Njohja nga Izraeli, hyrja në fuqi e marrëveshjes për financim ndërmjet Qeverisë Hoti dhe SHBA-të, letra e Presidentit Bajden për njohjen e pavarësisë së Kosovës, janë sinjale të qarta për çdonjërin në Kosovë. /Demokracia.com/

 

SHBA përkrahin Kosovën edhe në kohë fushate. Amerika ia njeh vlerat qeverisjes Hoti. Njohja nga Izraeli, hyrja në fuqi…

Posted by Isa Mustafa on E Diele, 7 Shkurt 2021

Të ngjashme