Lajme
Mustafa: Nuk ka të dhëna që tregojnë për krijim të vendeve të punës në 2022
Demokracia
22:28 | 14 Tetor 2022

Share:

Në emisionin EURO n’7 Arben Mustafa, Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK ka thënë se ka dyshime se qeveria është duke tentuar të interferojë në Agjencinë e Statistikave të Kosovës për të manipuluar më statistika.

Kjo sipas tij paraqet një rrezik të madh dhe shtrembërim të fakteve për nevoja të qeverisë.

“Baze për dyshim paraqet edhe ulja e përqindjes së papunësisë tek të rinjtë. Qeveria duhet të tregoj se ku janë punësuar këta të rinj, ngase kemi përgjysmim të normës së papunësisë tek te rinjet brenda vetëm 6 muajve te vitit 2021” ka thënë mes tjerash shefi i departamentit të financave të PDK, Arben Mustafa.

Nga ana tjetër sipas tij të dhënat e raportuara për vitin 2022 nuk tregojnë as për formalizim të qëndrueshëm të numrit të të punësuarve e as për rritje të numrit të të punësuarve.

 

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024