Intervista
Mustafa: Nuk do të durohet gjatë, veriu mund të vihet në mbikëqyrje ndërkombëtare
Demokracia
08:51 | 17 Qershor 2023

Share:

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur i shqetësuar me gjendjen në veri të vendit.

Ai ka bërë me dije se veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës vetëm sa e kanë cenuar sovranitetin në atë pjesë të vendit.

Mustafa ka shprehur drojën e tij se nëse situata nuk qetësohet, ajo pjesë e vendit mund të merret nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve.

“Asnjë fije sovraniteti nuk është shtruar, veçse është cenuar sovraniteti dhe veç sa po cenohet edhe më tutje. Kështu qysh po shkojnë gjërat ka frikë që atje të vihet një mbikëqyrje ndërkombëtare në veri të vendit dhe ajo totalisht të del jashtë sovranitetit”, ka thënë Mustafa në emisionin Info-Magazin të Klan Kosovës.

Sipas tij, ndërkombëtarët nuk do të durojnë gjatë gjendjen aktuale.

“Nëse kështu shkon, unë jam i bindur se do të vjen në një situatë sepse ndërkombëtarët nuk kanë vullnet dhe durim që edhe më tutje ta përballojnë këto kapriço apo këto sjellje të papërgjegjshme të z. Kurti, të z. Sevçla dhe të disa aty që çdo ditë e bëjnë nga një veprim të pakoordinuar në veri”, ka thënë Mustafa.

Të ngjashme