Lajme
Mustafa mbështet “Marshin për Drejtësi”: Luftëtarët e UÇK-së meritojnë përkrahje dhe drejtësi
Demokracia
14:16 | 30 Mars 2023

Share:

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka dal në mbështetje të marshit për drejtësi, i cili do të mbahet më 2 prill në Prishtinë, në mbështetje të krerëve të UÇK-së, të cilët janë në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se lufta e UÇK-së meriton përkrahje dhe respekt.

Ai tutje tha se Kosova është e lirë falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës dhe ndërhyrjes së NATO-s.

Postimi i plotë:

“Marshojmë për Drejtësi”, një manifestim që meriton përkrahje e solidarizim!

Meriton respekt e përkrahje lufta e UÇK-së dhe meritojnë drejtësi luftëtarët e saj që dolën në ballë për të ndalur masakrat e shtetit serb dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve. Kosova sot është e lirë falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës dhe ndërhyrjes së NATO-s. Kemi qenë bashkë në kohërat më të vështira; jemi solidar sot me të gjithë ata që kontribuan për liri e pavarësi dhe me ata që ishin shembull i gatishmërisë për të zbardhur çdo dyshim në luftën e drejtë dhe të pastër, sepse besonin në Drejtësi!

Me mendje jam me ju që do të marshoni për Drejtësi. IMMustafa. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme