Lajme
Mustafa: Çmimin për prishjen me SHBA-në dhe BE-në, do ta paguaj populli dhe jo Kurti e Osmani
Demokracia
15:39 | 07 Qershor 2023

Share:

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se çmimin e prishjes së relacioneve me SHBA-të dhe BE-në, nuk do ta paguajë Vetëvendosja me Kurtin dhe Osmanin por do ta paguajë e gjithë Kosova.

“Sot, frikësohem se çmimin e prishjes së relacioneve me SHBA-të dhe BE-në , nuk do ta paguajë VV me Kurtin dhe Osmanin por do ta paguajë e gjithë Kosova”, ka shkruar Mustafa.

Sipas tij, ngushëllimi i vetëm mbetet që LDK-ja e kishte vlerësuar drejtë rrezikun dhe se kishin vepruar në interes të Kosovës.

“Ngushëllimi i vetëm më mbetet se Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte vlerësuar drejtë rrezikun dhe vepruam mirë në interes të Kosovës”, ka shkruar ai.

Sipas tij, LDK në vitin 2020 ka prishur koalicionin me VV-në për të evituar konfrontimin e Kosovës me SHBA-të, duke paguar çmimin më të shtrenjtë me rreth 100 mijë vota.

Por sipas Mustafes, në atë kohë VV-në e përkrahnin diplomatët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian.

Të ngjashme