Lajme
Musliu-Shoshi: Mos na shitni dushk për gogla, Spanja ka qenë e obliguar ta njohë pasaportën e Kosovës
Demokracia
15:32 | 09 Janar 2024

Share:

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka mohuar pretendimet e Qeverisë së Kosovës se ka merita në njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja.

Ajo ka bërë me dije se pas liberalizimit të vizave, Spanja ka qenë e obliguar që të njohë pasaportën e Kosovës.

Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu-Shoshi ka shkruar se Spanja nuk ka pasur asnjë zgjedhje tjetër.

“Mos na shitni dushk për gogla! Njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja është obligim ligjor sepse vendimi është kolektiv i shteteve të zonës Shëngen dhe jo individual! Prandaj bazuar në dokumentet si Marrëveshja e Shengenit, konventa e Shengenit, kodi kufitar i Shengenit, Spanja NUK KA pasur asnjë zgjedhje tjetër pos të njeh pasaportën e Kosovës!”, ka shkruar ajo, duke shtuar se ky veprim nuk nënkupton njohjen e Kosovës si shtet.

“Mos të harrojmë, njohja e pasaportës nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës! Po ashtu mos të harrojmë shkaktarin që këtë të drejtë ia humbi Kosovës vite me radhë me kauza të kota që sot i përqafon!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Të ngjashme