Lajme
Musliu: Osmani dhe Gërvalla u mjaftuan me disa takime sa për sy e faqe në Nju Jork
Demokracia
13:57 | 28 Shtator 2022

Share:

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar Presidenten Vjosa Osmani dhe krye diplomaten Donika Gërvalla për ndërprerjen e traditës së mirë të përfaqësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ajo e ka quajtur shefen e shtetit si notere të kryeministrit Albin Kurti.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se kësaj radhe, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Osmani dhe Gërvalla janë mjaftuar me disa takime sa për sy e faqe.

Për fatin e mirë të Kosovës, ka thënë deputetja e PDK-së, aty ishte Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ngriti edhe çështjen e Kosovës.

Postimi i plotë i Musliut:

Noterja e Albin Kurtit, Vjosa Osmani bashkë me asistenten e saj, Donika Gervallën të cilat “pro forma” e udhëheqin politikën e jashtme të Kosovës, me disa takime kuortazie arritën ndërprerjen e traditës së mirë të përfaqësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Nga Presidenti Thaçi, ish Ministrat tonë të Jashtëm e deri te Ambasadorja Çitaku, u përballën drejtpërdrejtë me dinjitet me përfaqësuesit serb. Kurse kësaj radhe Vjosa dhe Donika u mjaftuan me disa takime sa për sy e faqe dhe sa për postime nëpër fcb-at e tyre.

Për fatin tonë të mirë aty ishte Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili ngriti edhe çështjen e Kosovës dhe të hitorisë sonë të lavdishme në formën më brilante; Në fomrën që i ka hije një burrështetasi të vërtetë.

Donika Gërvalla po dështon në çdo aspekt si në përfaqësimin e jashtëm si në menaxhimin e brendshëm të MPJD-së duke shkaktuar dëmë vështirë të riparueshme.

Përderisa Serbia, për sesionin vjeshtor të OKB-së ka angazhuar me dhjetra e dhjetra diplomatë me përvojë, Donika mjaftohet me një Ambasador dhe me një diplomat të vetëm. Ambasadori Dugolli përfaqëson Kosovën në USA i mbështetur vetëm me një diplomat. A mjafton?

Pse Donika, para syve të Kryeministrit dhe të Presidentës, po i bllokon diplomatët më përvojë në diplomaci dhe në këtë mënyrë po e paralizon shërbimin e jashtëm dhe përfaqësimin e denjë të vendit tonë në arenën ndërkombëtare?

Kryeministri Kurti e ka për obiligim të merr masa sepse politika e jashtme nuk bëhët me një notere dhe me asistentën e saj. E ka obligim të ndërhyjë për të stopuar dështimet zingjirore në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.

Sepse, dështimet e këtyre dyjave do ti faturohen Albin Kurtit sikurse do ti faturohen gabimet dhe dështimet e të gjithë ministrave të kabinetit të tij.

Duke heshtur dhe duke bllokuar çdo dikaster të shtetit Albin Kurti e ka vërtetuar se nuk e meriton të udhëheqë një shtet. Prandaj sa më shpejt që t´i shporrim nga pushteti aq më mirë për Kosovën dhe të ardhmën e saj.

Të ngjashme