Lajme
Mushkolaj: Pse Qeveria nuk po i ndan nga 50 euro edhe për sektorin privat, ata nuk meritojnë këtë diskriminim
Demokracia
13:41 | 03 Shtator 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka prezantuar pakon e re financiare me të cilën ka thënë se Qeveria po mundohet t’u ndihmojë qytetarëve për të përballuar më lehtë inflacionin.

Kurti ka njoftuar se nga shtatori do të ndahen nga 50 euro për zyrtarët publikë për muajt e mbetur të këtij viti fiskal.

Kryeministri po ashtu ka njoftuar se do të ketë mbështetje të bizneseve që rrisin pagat e punëtorëve “duke subvencionuar 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorë, maksimumi 100 euro për tre muajt e parë”.

Mirëpo, në rrjetet sociale kanë nisur reagime për faktin se sektori privat nuk është mbështetur me anë të shtesave prej 50 euro ashtu si sektori publik.

Analisti Imer Mushkolaj ka pyetur Qeverinë se pse nuk po vepron njëlloj edhe me sektorin publik, kur dihet se mijëra punëtorë në këtë sektor ballafaqohen me shumë më shumë probleme se ata që punojnë në shtet

“Nëse qeveria paska vendosë t’i ndihmojë me 50 euro çdo muaj zyrtarët publikë, pse nuk po vepron njëjtë edhe me punëtorët e sektorit privat? Mijëra punëtorë në këtë sektor ballafaqohen me shumë më shumë probleme se ata që punojnë në shtet. Ata nuk meritojnë të diskriminohen nga qeveria”, shkruan ai.

Të ngjashme