Lajme
Mushkolaj për vizitën e Latifit në Greqi: Vizitat koti të ministrit koti s’kanë fund
Demokracia
20:48 | 21 Shtator 2022

Share:

Gazetari Imer Mushkolaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi pasi ky i fundit gjendet në Greqi.

“Vizitat koti të ministrit koti nuk kanë fund. Siç nuk kanë fund as dokrrat e tij”, ka shkruar Mushkolaj.

Ai madje ia rikujtuar ministrit të Shëndetësisë se pacientët e Kosovës të cilët vuajnë nga kanceri nuk i kanë as terapinë e siguruar.

“Ndërkohë, pacientëve me kancer në Kosovë nuk iu sigurohet terapia, e të tjerët vuajnë për ilaçe e shërbime. Gërditshëm”, ka shkruar Mushkolaj.

Postimi i plotë:

Të ngjashme