Lajme
Murtezaj u ankua për përjashtimin nga LDK-ja, Krasniqi i sugjeron t’ia lexojë librin e tij për Rugovën
Demokracia
22:55 | 11 Dhjetor 2023

Share:

Milazim Krasniqi, autor i librit “Sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova”, ka komentuar reagimin e profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Valon Murtezaj, pasiqë ka mbetur jashtë Kryesisë së re të LDK-së.

Ish-zyrtari i LDK-së, siç tha vetë për t’ia lehtësuar dhimbjen Murtezajt, ka treguar, sipas tij, se historia e eliminimeve brenda LDK-së nuk ka nisur me të por është mjaft e gjatë.

Tutje, ai ka potencuar se eliminimi i shenjëstruar në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka qënë rregull.

E lexova reagimin e Valon Murtezajt, ku shprehte idhnimin pse nuk e kanë lënë të hynte në kryesinë e LDK-së. Nuk e komentoj arsyen, sepse nuk e di. Për t’ia lehtësuar pak, po i tregoj se në LDK tradita e eliminimeve me emra e me lista është instaluar që nga Kuvendi i parë i majit 1991. Ka pasë lista për eliminime edhe në Kuvendin në “Shou”, (1994) edhe në “Dora” (1998.) Rregull ka qenë eliminimi i shënjestruar. Nuk flas për kuvendet pas çlirimit, sepse në asnjë prej tyre nuk kam marrë pjesë. Para çlirimit eliminimet kanë qenë rregull, jo përjashtim”, ka shkruar fillimisht Krasniqi.

Krasniqi e sqaroi edhe më tutje statusin e parë, duke shkruar një status të dytë.

Në statusin e dytë, ai u ndal tek pretendimi i Murtezaj se “shpirti rugovian nuk e pranon eliminimin e shenjëstruar”.

U la jashtë Kryesisë së LDK-së, Murtezaj: Shpirti rugovian nuk e duron këtë” (Nacionale, 11 dhjetor 2023) Koment: Bash qita që paraqiten si rugovista të flaktë, shihet se nuk kanë haber për politikën e Rugovës. Kapne more e lexojeni librin “Sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova”, sepse për ju e kam shkrue. Po dukeni keq, vërtet. Falas, e keni more”, shkroi Krasniqi.

Të ngjashme