Sport
Muriqi tregohet i afërt me tifozët: Sulmuesi dhuroi fanellën, flamuri i Kosovës e përcolli gjatë fitores kundër Real Madridit
Demokracia
10:16 | 06 Shkurt 2023

Share:

Vedat Muriqi me golat dhe kontributin e tij është kthyer në një idol të tifozëve të Mallorcas.

Reprezentuesi kosovar pati “gisht” edhe në fitoren e Mallorcas kundër Real Madridit të dielën në kuadër të javës së 20-të në La Liga, shkruan Demokracia.com.

Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët në shkallët e stadiumit prisnin sulmuesin e Kosovës për një fanellë.

Lojtari nga Prizreni nuk hezitoi, teksa hoqi fanellën dhe ia dhuroi një tifozi në shkallët e stadiumit.

Muriqi gjatë largimit nga fusha u përcoll edhe nga disa tifozë që shpalosën flamurin e Kosovës.

Pamjet janë publikuar nga faqja zyrtare e klubit ishullor në rrjetet sociale./Demokracia.com/

Të ngjashme