Sport
Muriqi nuk gjen rehati, Club Brugge ia jep goditjen e radhës
Demokracia
15:41 | 13 Korrik 2022

Share:

E ardhmja e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqit vazhdon të mbetet në dyshim.

Ai tashmë e ka të sigurt largimin nga Lazio derisa flitet se klubi i së ardhmes do të jetë Club Brudgge, megjithatë, edhe kjo pistë duket vështirë e realizuar.

Pas dështimit në testet mjekësore te Brugge, Lazio reagoi duke i kryer vet testen në të cilat Muriqi doli i suksesshëm. Pas kësaj skuadra italiane theksoi se klubi belg duhet t’i përmbahet marrëveshjes ndryshe mund të padisin, por kjo sikur nuk po ndikon te Club Brugge.

Club Brugge vazhdon të qëndroj prapa idesë që Muriqin mund ta marrin vetëm në formë huazimi, por jo edhe ta blejnë kartonin e tij. /Demokracia.com

Të ngjashme