Sport
Muriqi: Nuk e mendoj largimin nga Mallorca, por nuk e kam unë në dorë
Demokracia
10:58 | 12 Janar 2023

Share:

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës dhe Mallorcas, Vedat Muriqi ka folur gjatë në një intervistë për gazetën më të madhe spanjolle “Marca”.

Ndër tjerash gjatë aventurës së tij në Mallorca, Muriqi është pyetur edhe për të ardhmen e tij te skuadra elitare spanjolle.

28-vjeçari ka pohuar se nuk e mendon largimin nga ishulli, por, sipas tij, ajo nuk është në dorën e tij.

“Unë ende mendoj të njëjtën gjë. Nëse Pablo Ortells vjen tek unë, do të përpiqem t’i them se nuk do të largohem, por këto janë gjëra që nuk janë në dorën time. Nëse duhet të vendos vetë, është e qartë që do të qëndroj këtu”, theksoi Muriqi për Marca, transmeton Demokracia.com.

Vedat Muriqi është një nga futbollistët më të spikatur aktualisht në La Liga.

Sulmuesi nga Prizreni është pjesë e Mallorcas nga janari i vitit 2022 si i huazuar, për t’u blerë në verë përfundimisht nga Lazio./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

“S’e kam menduar kurrë se do bëhesha futbollist” – Muriqi rrëfehet për fëmijërinë e tij, zbulon personin që e shtyu në futboll

Muriqi në intervistë për “Marca” flet për kohën e luftës në Kosovë: Gjërat që kam parë, asnjë njeri nuk duhet t’i shohë

Të ngjashme