Sport
Muriqi flet për herë të parë si futbollist i Mallorcas, tregon për vështirësitë që kishte në negociata
Demokracia
18:08 | 23 Korrik 2022

Share:

Futbollisti prizrenas i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, tashmë i ka lënë anash telashet e mëdha që iu paraqitën gjatë këtij afati kalimtar dhe tash është i fokusuar plotësisht te skuadra e Mallorcas, transmeton Demokracia.com.

Muriqi u zyrtarizuar dje të skuadra spanjolle derisa ka treguar për vështirësitë në negociata që kishte. Të kujtojmë se Muriqi fillimisht u transferua te Club Brugge por që dështoi në testet mjekësore dhe tash gjithçka është mbyllur me sukses.

”Kanë qenë negociata të vështira dhe një transferim i komplikuar, është normale që të ishte kështu, por tani jemi këtu dhe gjithçka marrë fund. Megjithatë, tani jam plotësisht i fokusuar te Mallorca dhe nga e hëna, do të fillojë punën si vitin e kaluar,” tha ai për Esports IB3. /Demokracia.com

https://twitter.com/i/status/1550862350349176835

Të ngjashme