Sport
Muriqi dështoi të kalonte te Club Brugge, Lazio gati të denoncojë në FIFA skuadrën belge
Demokracia
15:41 | 10 Korrik 2022

Share:

Vedat Muriqi nuk mundi të kalonte vizitat mjekësore te skuadra belge, Club Brugge dhe në këtë mënyrë dështoi transferimi i tij në Belgjikë.

Teksa gjithçka dukej se do të mbyllej me sukses, transferimi mori rrjedhë tjetër, me sulmuesin tashmë që është rikthyer sërish te skuadra e Lazios.

Por, te Lazio nuk i besojnë aspak pretendimit të belgëve ndërsa presidenti Claudio Lotito është i irrituar teksa e konsideron këtë si një lojë të Brugge për të ulur vlerën e kartonit të Muriqit.

Mediat italiane raportojnë se nëse kampionët e Belgjikës nuk ndryshojnë qasje dhe refuzojnë nënshkrimin me ish-futbollistin e Mallorcas, atëherë do t’i drejtohen FIFA-s për dëmtim të klubit kryeqytetas.

Lazio do të ankohet me arsyetimin se sjellja e Brugge është jashtë rregullores ndërsa në këtë mes dëmtohet edhe imazhi i klubit. Nëse çështja shkon deri në FIFA dhe nëse Lazios i jepet e drejta, atëherë bardhekaltërit do të mund të përfitonin edhe një dëmshpërblim monetar nga belgët.

Të ngjashme