Lajme
Murati tregon kur do të dalin shtesat për pensionistët dhe punëtorët e sektorit publik
Demokracia
21:49 | 12 Prill 2022

Share:

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka sqaruar detajet lidhur me pakon 100 milionëshe që të qeverisë.

Ai ka thënë se shtesat për pensionistët do ta dalin në pensionin e ardhshëm, pra këtë të premte ose më së largu deri të hënën.

“Sa i përket pensionistëve, shtesat do të merret në datat që u dalin pensionet. Por besoj se është këtë të premte. Nëse arrihet të bëhen të gjitha kalkulimet, por më së largu të hënën tjetër”, tha ai.

Tutje ai ka treguar se punëtorët e sektorit publik do t’i marrin shtesat në fund të muajit.

“Sektori publik do të dalin në fund të muajit pasi i kemi të dhënat. Pra edhe pagat e sektorit publik do të jenë me këtë shtesë”, shtoi ai në ATV.

Ndërsa Murati tha se punëtorët e sektorit privat dhe studentët duhet të presin më shumë që të krijohet baza për aplikim.

Të ngjashme