Lajme
Murati në Komision si Prokuror, do t’i marrë në pyetje Këshillin Grevist, qortohet edhe nga deputeti i VV
Demokracia
11:59 | 23 Shtator 2022

Share:

Hekuran Murati në cilësinë e Ministrit të Financave po merr pjesë në Komisionin për Arsim, përballë Këshillit Grevist.

Në fillim të fjalës së tij, ministri Murati ka filluar të luaj rolin e Prokurorit, duke thënë se duhet t’i marrë në pyetje anëtarët e Këshillit Grevist, për ta ditur më mirë se kush janë, meqë prezantimi i tyre në fillim s’ka qenë i mjaftueshëm për ministrin Murati.

“Thanë se kush janë dhe çfarë pozita mbajnë, por konsideroj se megjithatë duhet t’i njohim më mirë, dhe nëse më lejohet kisha disa pyetje për anëtarët, sepse për z.Imeri është raportuar që është i afërt me subjekte të caktuara politike”, ka filluar fjalën e tij Murati, duke shkaktuar tensione në Komision.

Ka qenë i menjëhershëm ndërhyrja e anëtarëve të Komisionit ndaj kësaj qasje të ministrit Murati. Albena Reshitaj e ka ftuar Muratin që të flasë për çështje financiare, derisa Murati është qortuar edhe nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, që është anëtar i Komisionit për Arsim.

“Do të doja që për shkak të situatës që është paksa e elektrizuar, do të doja që të përmbahemi nga gjuha politike, dhe që të ofrojmë argumente dhe gjuhë teknike. Prandaj ministër Murati me lutjen kolegiale dhe institucionale të lutem të jesh sa me konciz në argumentet dhe argumentimet teknike dhe të tregosh implikimet buxhetore të kërkesave sindikale. Prandaj të lutem të na mundësosh të kemi një diskutim sa më racional”, ka thënë Gola./GazetaExpress/

Të ngjashme