Lajme
“Mund të shihni kultin e individit në parti”, Nushi komenton deklaratat e anëtarit të kryesisë së LVV-së
Demokracia
20:59 | 15 Prill 2023

Share:

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, ka shpërndarë një intervistë të Alim Ramës, anëtar i kryesisë së LVV-së, në “Interaktiv” të KTV-së, ku ndër të tjera thotë se “mbështetja e strukturave të LVV-së është më e vogël se mbështetja që është për kryetarin e LVV-së Albin Kurti”.

“Albin Kurti është themelues i VV-se dhe besoj që është…. besoj që të gjihë e kemi një platformë të njëjtë përpara edhe synimet i kemi të përbashkëta. Pesha e Albinit në Vetëvendosje është shumë e madhe. Besoj që ne si organizatë fatkeqsisht nuk mundemi ende, synimi im kryesor është të afrojë edhe strukturat në nivel të përkrahjes që ka kryetari i Lëvizjes Albin Kurti dhe unë e shoh aty realisht si sfidë më të madhe në punën time që mbështetja për Lëvizjen t’i afrohet mbështetja që është për Albin Kurtin” – tha Rama mes tjerash.

Lidhur me këto deklarata të Ramajt, Nushi tha se kjo tregon kultin e individit në parti sipas së cilës funksionon Lëvizja Vetëvendosje, ku përkrahja për VV-në në masë të madhe ka të bëjë me Albin Kurtin si individ dhe jo me Vetëvendosjen si subjekt.

“Ne pak sekonda mundeni me e pa kultin e individit ne parti. Sekretari i partise praktikisht po kallxon qysh krejt partia i eshte nenshtru Kurtit. Tash kokan tu kqyre qysh edhe pjesa tjeter e shoqnise me u nenshtru.” – tha Nushi.

Të ngjashme