Policia gjermane ka nisur një hetim kundër multimilionerit çek Radim Passer, i cili voziti 417 km/h në autostradën gjermane dhe më pas u mburr për këtë në YouTube. Edhe pse nuk ka kufizime të shpejtësisë në autostradat gjermane, garat janë të ndaluara, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.hr.
Sipas ligjit gjerman, të ashtuquajturat gara individuale janë gjithashtu të ndaluara nëse një shofer e drejton me shpejtësi të parregulluar automjetin, duke shkelur rëndë rregullat dhe në mënyrë të pamatur ta arrijë shpejtësinë më të lartë të mundshme, tha policia në Magdeburg.
“Shoferi lejohet të ngasë me shpejtësinë me të cilën është e mundur të drejtojë veturën”, thuhet në deklaratën e Policisë.