Lajme
Mujeci nuk është rasti i parë i lidhjes së VV-së me drogën, nipërit e Nazlie Balës në vitin 2019 dyshoheshin për laborator droge
Demokracia
16:49 | 15 Gusht 2023

Share:

Asamblisti dhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci është arrestuar në Tiranë të martën si pjesë e një grupi të organizuar të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në Shqipëri.

LVV edhe më herët kishte lidhje me drogë, në shtator të vitit 2019, nipërit e ish-deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Nazlie Bala, raportohej se ishin arrestuar për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë kishin zbuluar dy laboratorë të sofistikuar dhe kamufluar shumë mirë për përpunimin e lëndëve narkotike, me ç’rast kishin arrestuar katër persona të dyshuar, në mesin e tyre djemtë e vëllait të ish-deputetes Bala.

Insajderi atë kohë kishtë publikuar pamjet ekzlusive ku shihej laboratori, në të cilën raportohej se nipërit e tashmë këshilltares së Albulena Haxhiut dyshoheshin se kishin kultivuar e përpunuar drogë.

“Ndërsa në laboratorin e dytë ka qenë përgatitje për të rritur kapacitetin e bimëve të kanabisit. Me urdhër të prokurorit, katër persona janë arrestuar me iniciale N.D, A.M, A.B dhe F.B”, ishte thënë në një konferencë për media që Policia e Kosovës.

Rrahim Rama, ish-kryeshef i AAPSKI (Agjencia për administrimin e pasurisë së sekuestruar ose konfiskuar), i cili u shkarkua nga Albin Kurti, kishte akuzuar këshilltaren e ministres Haxhiu, Nazlie Balajn se kanë ndërhyrë në punën e agjencionit të cilin ky e ka udhëhequr prej kohësh dhe se ka akuzuar familjen e këshilltares Balaj se kanë pasur laborator droge.

“Kjo Nazlie Balaj bashkë me Xhelal Sveclën me datë 19 mars në kohën kur Kosova do të thotë hyri në pandemi kanë shku e kanë vizitu agjencinë. Kjo në fakt nuk është dashur asnjëherë të jetë këshilltare e ministres familja e saj kanë pasur laborator të drogës. Ne agjencia ia kemi mbyll atë laborator”, ishte shprehur shprehur ai.

Rrahim Rama ka akuzuar gjithashtu edhe vet ministren në drejtësi Albulena Haxhiu duke thënë se ka bërë trysni për të marrë vetura pa regjistrim zyrtar.

“Vet ministrja ka ardhur në zyrën time edhe i ka kërkuar tri vetura me regjistrim jo zyrtar, po unë nuk kam pranuar”, kishte thënë Rama.

Sipas Ramës nuk ka pasur gjetje që ai të ketë shkelur ligjin por janë vetëm supozime.

“Ata me shirita të kuq që shkojnë në ministri pas orës 16:00 më kanë shkarkuar vetëm me supozime dhe jo me fakte”, tha ai në Frontal“.

Ish drejtori i Agjencisë për Administrimin e pasurisë të konfiskuar dhe sekuestruar, z.Rrahim Rama, në një televizion paska bërë disa shpifje në drejtim timin si këshilltare e Ministres së Drejtësisë. Njëra nga këto ishte se në shtëpinë time paska qenë ndonjë laborator droge”, kishte shkruar Bala në Facebook.

“Deri në fund të javës, do të deponoj padi për shpifje kundër të njëjtit”, kishte thënë ajo./Insajder/

Të ngjashme