Lajme
Muja thotë se diku 90-100 milionë euro eksportohen nga Devollët, Kerquki ia kthen:  “Atëherë pse po i sulmoni kaq ashpër?”
Demokracia
21:32 | 14 Shkurt 2024

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në “Pressing” të T7, ka folur për sukseset që sipas tij ka arritur Qeveria e Albin Kurtit, që sot shënon tre vjetorin prejse Lëvizja Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet më 14 shkurt 2021.

Muja përmendi ndër tjerash rritjen e eksportit, poqë ndërhyri autori i emisionit “Pressing”, Leonard Kerquki, duke thënë se “Qeveria ka sulmuar kompanitë kryesore që eksportojnë përfshirë edhe devollët”.

Eksportin e mallrave e bën komodita e devollëve që e ka rritur eksportin e Kosovës që zakonisht është në qendër të sulmit nga pushteti aktual”, ka thënë Kerquki.

Por Muja deklaroi se produktet e kësaj korporate që futën në llogari të eksportëve mund të jenë 90 deri në 100 milionë euro.

“Nuk janë ata përgjegjës për rritjen e eksportit. Eksporti i mallrave në një dekadë ka qenë 300-350 milionë, tash në këtë vit ka shku ka shku diku 816 milionë. Ajo dyshekët mund të jenë për 90 deri 100 milionë eksporte”, ka deklaruar Muja. 

Të ngjashme