Lajme
Muja: 340 protestues në veri, kryetarët 411 vota – legjitimiteti i ulët i kryetarëve nuk po del edhe aq i ulët
Demokracia
15:51 | 06 Qershor 2023

Share:

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka numëruar protestuesit serbë në komunat veriore, duke thënë se janë më pak se sa votat e kryetarëve të rinj.

Për deputetin Muja sot në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë qenë rreth 340 qytetarë, ndërkaq tre kryetarët kanë 411 vota.

Sipas tij, këta numra tregojnë që “legjitimiteti ulët i kryetarëve nuk po del edhe aq i ulët”.

“Pjesëmarrja në protestat e sotme në komunat veriore ishte kështu: Në Zubin Potok dhe Leposaviq nga 120 veta ndërkaq në Zveçan afër 100 veta. Gjithsej rreth 340. Legjitimiteti i ulët i kryetarëve të rinj nuk po del edhe aq i ulët. Në fakt më shumë kanë vota ata, së bashku 411, sesa pati protestues sot në këto tri komuna.” – ka shkruar Muja në Facebook.

Ndërkohë, kryetarët e rinj shqiptarë po kundërshtohen nga serbët lokalë përmes protestave që kanë filluar nga 26 maji.

Këto zhvillime kanë tensionuar situatën në atë pjesë të vendit dhe ka nxitur reagim të jashtëzakonshëm të ndërkombëtarëve, të cilët kanë kundërshtuar veprimet e Qeverisë Kurti.

Të ngjashme