Lajme
MSH publikon raportin 24 orësh rreth situatës me Covid-19 në Kosovë
Demokracia
14:53 | 04 Qershor 2022

Share:

6 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë përmes komunikatës për media, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, përcjell Demokracia.com.

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është 57.

Njoftimi i plotë: 

04 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 77 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.405 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.224 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.838 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 441 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.190.

Në total numri i rasteve aktive është 57.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

Të ngjashme