Lajme
MPJ: I lëmë edhe 24 orë VMRO-DPMNE-së që t’i kërkojë falje Osmanit
Demokracia
11:43 | 18 Prill 2023

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme sot edhe një herë ka kërkuar kërkim-falje nga VMRO-DPMNE për, siç thonë ata, gënjeshtrat e rënda të shqiptuara gjatë festave në lidhje me fjalimin e ministrit Bujar Osmani në takim me homologun e tij spanjoll Hose Manuel Albarez Bueno.

“Kanë kaluar 24 orë që kur u demantuan gënjeshtrat e rënda të VMRO-DPMNE-së, të publikuara gjatë festave, dhe partia ende nuk ka kërkuar falje. Si leksion për më tutje, për një parti të kapur në vepër se si gënjen, lëmë edhe 24 orë për t’i kërkuar falje Ministrisë dhe mbi të gjitha publikut e cila ishte shqetësuar gjatë festave. Me këtë bëhet e qartë se akuzat e VMRO-DPMNE-së paraqesin përpjekje, që me vetëdije ngrejnë tensione dhe përçarje ndëretnike në shoqëri, gjë që mund të vërtetohet me formulimin dhe kohën e vetë manipulimit të publikuar nga VMRO-DPMNE”, theksohet në kumtesën e MPJ-së.

Fakti që tentativa për të manipuluar publikun është bërë gjatë festave, paraqet një fyerje shtesë për qytetarët e vendit, për të cilën presim falje.

“Si praktikë e vendosur prej kohësh, Ministri i drejtohet në të njëjtën mënyrë që nga fillimi i mandatit si Ministër i Punëve të Jashtme për tre vitet e fundit, si dhe për dy vitet e mëparshme si Zëvendëskryeministër për Çështjet Evropiane; në daljet publike para publikut vendas, Ministri flet në të dyja gjuhët zyrtare, gjë që shihet edhe nga vetë video incizimi (më poshtë), ndërsa për mediat gjithmonë ofrohet një përkthim i përshtatshëm, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Zbatimin e Gjuhëve”, theksohet në kumtesë.

“Foli shqip me homologun spanjoll”| Opozita maqedonase kërkon dorëheqjen e ministrit të Jashtëm

Të ngjashme