ShowBiz
Mozzik flet për ndarjen nga Loredana: Është tepër e rëndë
Demokracia
17:57 | 23 Shtator 2022

Share:

Rap-artisti Mozzik, ka publikuar këngën e re “Të dua”, dedikuar vajzës së tij, Hanës.

Projekti në tërësi tregon atë se vuan çdo ditë pasi nuk e ka afër vajzën, meqenëse jeton në Zvicër me ish-bashkëshorten e tij, Loredana Zefi.

Në një pjesë të tekstit, reperi nga Ferizaj është ndalur edhe te ndarja me Loredanën.

Ai thekson se arsyeja e ndarjes së tyre ka qenë tepër e rëndë, por pa zbuluar më shumë rreth kësaj pjese.

“Askush nuk e di arsyen time, mos më lypni arsyetime. Hanë, e di dhe pak ke me më pyet pse me mamin ne u ndamë, ka me qenë më mirë unë asgjë mos me thënë, se po të tregova është tepër e rëndë”, u shpreh ai.

27-vjeçari gjithashtu shtoi se kjo është hera e fundit që flet për privatësinë e tij në tekstet e këngëve.

Mozzik dhe Loredana u ndanë e u bashkuan disa herë, për t’u ndarë përfundimisht në vitin 2021.

Të ngjashme