Sport
Motta zbulon bisedën që kishte me gjyqtarin pasi Bolognës iu mohua një penallti e pastër
Demokracia
09:51 | 28 Gusht 2023

Share:

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë të sezonit në shtëpinë e tyre Allianz Stadium.

Bologna ka zhvilluar një ndeshje të madhe dhe me plotë meritë mori një pikë nga udhëtimi në Torino.

Megjithatë momenti kryesor i kësaj ndeshje ishte minuta e 71-të e ndeshjes kur Illing Junior bëri një ndërhyrje në Ndoyen i cili ishte duke e futur topin në rrjetë.

Por përkundër se u cilësua si një penallti e pastër, gjyqtari kryesor Di Bello nuk mendoi kështu dhe nuk shkoi as të shikonte VAR-in duke çuditur të gjithë.

Një episod që i tërboi të gjithë në radhët e Bolognas me trajnerin Thiago Motta që u ndëshkua me karton të verdhë prej protestave ndërsa një prej pjesëtarëve të stafit të tij u ndëshkua me të kuq.

Pas sfidës, trajneri Motta zbuloio edhe atë që i tha në fushë kryesorit Di Bello. “Këtë duhej ta akordoje menjëherë, nuk është nevoja as për ndërhyrjen e VAR-it. Është e pamundur”, ishin fjalët e numrit një të Bolognas.

Kjo ndërhyrje ka bërë bujë të madhe edhe në mediat italiane të cilat e kanë cilësuar si një gabim të madh nga gjyqtari Di Bello.

Të ngjashme