Isaac dhe Sofia Andreou, gjetën gurë të çmuar në një vlerë marramendëse. Një nga gurët që gjetën është sa madhësia e grushtit të një burri.
Qysh në përpjekjen e tyre të parë, vëlla e motër Isaac dhe Sofia gjetën gurë të çmuar në vlerë prej 1.2 milion dollarëve.
“Është si çdo ngjyrë ylberi të cilën imagjinon ta kesh në dorën tënde” tha Sofia.
Për habi, ishte dita e tyre e fundit e kërkimeve, kur një “ylber” u shfaq nga askund në mes të shkretëtirës.
Duke përshkruar emocionet e tyre, Sofia pohoi:
“Ishte një përzierje tronditjeje dhe thjesht një habi e pastër”.
Ndërsa Isaac shtoi: “Fjalët nuk mund të përshkruajnë mënyrën e rrahjes së zemrës”.
Me rreth 90% të opalëve të botës, të gjetur në pjesën e pasme australiane, me vlerë deri në 500 herë më shumë se ari, opali është një perlë e çmuar. Isaac është një prerës dhe shitës opali me seli në Byron Bay dhe është baba i një vajze 5 vjeçare, Xalianna.