Lajme
Moska me të vjetrën: Kosova nuk do normalizim të marrëdhënieve me Serbinë
Demokracia
10:33 | 05 Maj 2023

Share:

Zëvendës shefi i misionit rus në OSBE, Maksim Buyskevich, ka pretenduar në seancën e Këshillit të Përhershëm të kësaj organizate në Vjenë, ku është prezantuar raporti i Misionit të OSBE-së në Kosovë, se “Kosova nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin dhe as në përmbushjen e detyrimeve të marra më parë”.

“Qëndrimi i Moskës për çështjen e Kosovës është i pandryshuar – arritja e një zgjidhjeje të qëndrueshme sipas ligjeve ndërkombëtare, reciprokisht të pranueshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë ai.

Rezultati, siç ka shkruar Buyskevich në Twitter, “duhet të jetë” në interes të popullit serb dhe të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së./Paparaci

Të ngjashme