Lajme
“Mos u ngut, humbe minutin, e jo jetën për minutin”, Policia e Kosovës me video sensibilizuese për kujdes në komunikacion
Demokracia
20:19 | 25 Shkurt 2023

Share:

Policia e Kosovës ka realizuar një video senzibilizuese për shtim të kujdesit në komunikacion të shtunën.

Videoja, e cila është publikuar në faqen zyrtare të policisë në ‘Facebook’, përmban thirrjet “Mos u ngut, humbe minutin, e jo jetën për minutin” dhe “Mos e përdor telefonin gjatë vozitjes, se mund t’ju kushtojë me jetë”, shkruan Demokracia.com.

Përbrenda një jave, shtatë persona kanë humbur jetën në komunikacion.

“Mos shkruani porosi gjatë vozitjes. Mos u bëni pjesë e statistikave!”, përfundon me mesazh videoja. /Demokracia.com/

Të ngjashme