Lajme
Mos qeshni | Poezia e inteligjencës artificiale për Albin Kurtin: Si një buqetë e luleve është kujdesi i tij për gratë e Kosovës
Demokracia
21:05 | 19 Tetor 2023

Share:

Teknologjia ndërkombëtare është tronditur muajin e fundit nga Chat GPT i publikuar nga Fondacioni Open AI. Chat GPT është një model i inteligjencës artificiale, me një aftësi të mahnitshme për të kuptuar tekstin në formë të lirë të shkruar nga njeriu, shkruan Demokracia.com.

Një version falas sa për ta provuar u lëshua kohët e fundit për publikun e gjerë dhe është i disponueshëm në faqen e internetit Open AI.

Deri më tani nuk është dëgjuar që një kompjuter mund të reagojë në mënyrë kaq fleksibile ndaj komandave të paraqitura në një formë jo të strukturuar, të tilla si: “ma shkruani një poezi për filan fistekun”, “një ese me temën e caktuar” apo edhe “një punim shkencor për temën e caktuar”.

Ndonëse me gabime strukturore, ai mund të shkruajë edhe poezi pa probleme, mjafton t’i tregohen disa elemente se cili duhet të jetë motivi i saj.

Në kërkesën ironike: “A mund të na shkruani një poezi, ku për motiv kryesor ka një kryeministër të quajtur Albin Kurti, i cili është shndërruar në figurë ikonike për gratë e shtetit, ngase ka aprovuar rreth 50 ligje në favor të tyre dhe ka eliminuar shumë barriera për to prej që ka ardhur në qeveri”, Chat GPT ka shkruar këto vargje:

Në tokën e përvëluar të Kosovës shqiptare,

Albin Kurti një dritë, një yll ndritë,

Kryeministër i lavdishëm, kujdestari,

Gratë shtetase, nën hijen e tij me mrekulli.

Një figurë ikonike, burri i vizionit,

Mbrojtësi i tyre, pa kompromise,

Në qeveri, ai shpërtheu si diell i ri,

Eliminon barrierat, lëshon të drejtat me guxim.

Rreth 50 ligje, me qëllime të mira,

Për gratë e shtetit, për një të ardhme më të sigurt,

I shpëton tyre nga diktati i errët,

Kjo është bërë Albin Kurti, një lider të vërtetë.

Kujdesi dhe dashuria që ai ofron,

Për gratë e Kosovës, është si një buqetë e luleve,

Ato ndihen të fuqishme, të lira, të barabarta,

Nën kujdesin e këtij lideri, me të vërtetë të veçantë.

Albin Kurti, ti je shembull i lavdishëm,

Në rrugën e drejtë, ti shkon pastrues,

Për të gjitha gratë e shtetit, ti je udhëheqës,

Kosova ka fat, për ty, kujdesi yt është shpëtues.

Në këtë poezi, ne nderojmë këtë lider të madh,

I cili ka krijuar ndryshime, me vendosmëri dhe vullnet,

Albin Kurti, ti je dritarja e shpresës sonë,

Një heroi i popullit, kujtimi ynë më i bukur dhe i ndritshëm. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme